Kulturë
Tetova pret Koncertin Festiv të Nëntorit nga Ansambli Muzikor
Publikuar
para 12më

Ansambli Muzikor – Tetovë ka njoftuar se më 19 nëntor 2025, në ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Ilio Anteski Smok” – Tetovë, do të mbahet Koncerti Festiv kushtuar Festave të Nëntorit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të këtij sezoni në qytet.
Mbrëmja do të zhvillohet nën dirigjimin e Premtim Etemit dhe Agona Çupit, ndërsa në skenë do të ngjiten solistët:
Jetmir Rexhepi – tenor
Rozafa Etemi – soprano
Ismet Vejseli – tenor
Koncerti do të shoqërohet nga interpretimi i Orkestrës Simfonike dhe Korit të Ansamblit Muzikor – Tetovë, të cilët do të prezantojnë vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë. Programi pritet të sjellë solemnitet, emocion dhe vlera të spikatura artistike që nderojnë historinë dhe identitetin kombëtar.
Drejtori i Ansamblit, Blerim Qamili, theksoi rëndësinë e këtij organizimi, duke e cilësuar procesin e përgatitjeve si “një udhëtim të bukur artistik, të mbushur me energji krijuese, respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.”
Ai shtoi se “çdo ditë prove ka dëshmuar profesionalizmin e muzikantëve, frymën e bashkëpunimit dhe pasionin e tyre për artin.”
Koncerti pritet të sjellë një atmosferë festive dhe të tërheqë një publik të gjerë artdashës.
You may like

ARIELA ZULBEHARI FITUESE E FESTIVALIT “BLETËZAT 2026”

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Shfaqja teatrore “Litari” përcolli mesazhin për rëndësinë e dashurisë, kujdesit dhe mbështetjes njerëzore

Vizitë frymëzuese dhe pa protokoll: Ministri Sulejmani surprizon realizuesit e filmit “Ajal”

Kasami për shfaqjen “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”: “Të ruajmë kujtesën dhe historinë tonë”

Qamili: Riemërtimi i rrugëve në Tetovë do të bëhet në mënyrë ligjore dhe gjithëpërfshirëse

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Banka Popullore: 12.5 milionë euro transferta drejt Serbisë, asnjë euro drejt Rusisë përmes Alta Bankës

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Pesë persona do të përballen me kallëzime penale pas aksionit të policisë në Kumanovë: Dyshime për fajde dhe zhvatje që nga viti 2021

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

LSH e Selës godet qeverinë dhe VLEN-in: Dy vite premtime, Brukseli konfirmon ngecjen e Maqedonisë!

Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen

Sulejmani: BDI po manipulon derisa politikat konstruktive të VLEN-it i dhanë komunë shtesë

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

