Lajme
Taravari sërish për Valbon Limanin: Është shembull i ndershmërisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar figurën e Valbon Limanit, të cilin e ka cilësuar si shembull të ndershmërisë dhe korrektësisë.
“Në këtë kaos moral dhe ligjor, është bërë e vështirë të ndahet i drejti nga i gabuari, shpifësi nga i sinqerti, i miri nga i keqi, por ka disa raste që janë shumë të lehtë për t’u kuptuar në ndershmërinë e tyre absolute, si p.sh. Valbon Limani që është shembull i njeriut korrekt dhe të ndershëm. Për të jemi të gjithë krenarë dhe ndaj Gostivari e ka zgjedhur kryetar të padiskutueshëm!”, ka shkruar Taravari.
Ai e ka mbyllur postimin me fjalët: “Gostivari ka zgjedhur! Valbon Limani Kryetar ❤️”.


















