Connect with us

Lajme

Supremja refuzon pesë ankesa të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së

Publikuar

Gjykata Supreme ka njoftuar se kanë refuzuar pesë ankesa të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).Në rastin e parë, siç është bërë e ditur nga Gjykata Supreme, me numër lënde AA.nr. 113/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Fushë Kosovës, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Elshani, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.393/2025, të datës 07.11.2025.

Në rastin e dytë me numër lënde AA.nr.114/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidat për asamblist në Komunën e Deçanit, nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës, Besart Lokaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.372/2025, e datës 05.11.2025.

Në rastin e tretë me numër lënde AA.nr.115/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Vitisë, nga radhët e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate, Vegim Ymeri, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.414/2025, të datës 07.11.2025.

Në rastin e katërt, me numër lënde AA.nr.116/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për asamblistë në Komunën e Gllogocit, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Lestrani dhe Besnike Fazliu, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.416/2025, të datës 10.11.2025.

Në rastin e pestë me numër lënde AA.nr.118/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Gllogocit, nga subjekti politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (PDKRLL), Labinot Halilaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. Anr.410/2025, të datës 07.11.2025

Lajme41 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK