Connect with us

Kosovë

Sa komuna fituan partitë politike në balotazh

Publikuar

Tashmë në shumicën e komunave të Kosovës ka përfunduar numërimi i votave.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Vetëvendosje ka arritur që të fitojë Mitrovicën, Gjilanin, Fushë Kosovën dhe Obiliqin.

Partia Demokratike i ka fituar tri komuna në këto zgjedhje. Ata në balotazh triumfuan në komunën e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Kacanikut.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që të sigurojë Prishtinën, Pejën, Vitin, Dragashin dhe Junikun.

Në raudin e dytë të zgjedhjeve, AAK doli e para në Gjakovë, Suharekë, dhe Klinë e Rahovec./Indeksonline/

NA NDIQ NË FACEBOOK