Connect with us

Lajme

Qyteti i Shkupit vendos ndalim për hedhjen e mbeturinave gjatë natës, gjoba 50 euro për shkelësit

Publikuar

Këshilli i Qytetit të Shkupit ka miratuar një vendim për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në kontejnerë nga ora 22:00 deri në 06:00. Për mosrespektim të këtij vendimi, parashihet një gjobë prej 50 eurosh.

“Këtë praktikë e kam parë në Stamboll dhe ishte e kufizuar në 15 minuta para orës 5 të mëngjesit, kur lejohej të hidhje mbeturina. Në Tokio, për çdo kamion që mbledh një lloj të caktuar mbeturinash, kishte orar të saktë se kur nxirren dhe kur mblidhen. Shpresoj që kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë kur të futen kosha të veçantë për selektim”, tha Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Këshilltarja e “Levica”-s, Katerina Jovanovska, e vlerësoi këtë vendim si skandaloz.

“Nuk mund të hidhet faji mbi qytetarët për mosfunksionimin e ndërmarrjes komunale. Kufizimi se kur mund të hedhin mbeturina, e aq më tepër me gjoba, është skandal i paparë”, tha Jovanovska.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK