Connect with us

Kosovë

Prokurori Peci për Veriu.info: Numërimi është ndërprerë përkohësisht në Mitrovicë, deri në arritjen e ekspertëve të KQZ-së

Publikuar

Pas dyshimit për dallavere me fletvotime në Mitrovicë, në Qendrën e Numërimit kanë arritur prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Në një prononcim për Veriu.info, prokurori Shpetim Peci ka treguar se procesi i numërimit është ndërprerë përkohësisht.

“Për shkak të numrave serik në disa fletvotime, procesi i numërimit është ndërprerë deri në arritjen e ekspertëve të KQZ-së”, ka thënë prokurori Peci për Veriu.info.

NA NDIQ NË FACEBOOK