Connect with us

Shqipëri

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi…

Publikuar

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, pas sulmeve të kreut të PD-ss ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzanto.

Në reagim, Bardhi  e ka cilësuar përjashtimin e Berishës të paligjshëm dhe të paprecedentë.

“Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Çdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës”, thuhet në reagim.

The post Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi… first appeared on JavaNews.al.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK