Connect with us

Lajme

Pas 12 vitesh, Fatmir Dehari e lë Komunën e Kërçovës

Publikuar

Pas plot 12 vitesh, Fatmir Dehari i BDI-së sot e la Komunën e Kërçovës. Karrigen e kryetarit ia dorëzoi Aleksandar Jovanovskit nga VMRO DPMNE-ja. Ai premtoi realizimin e gjithçkaje që kishte premtuar gjatë fushatës, para së gjithash një qytet më të pastër, kushte për kthimin e mërgimtarëve nga jashtë, si dhe respekt për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo përkatësie etnike.

Nga Dehari, Jovanovski mori dhuratë një pikturë të punuar në gur. Dehari i tha Jovanovskit se e kishte gjetur komunën me 7 milionë euro borxh, ndërsa tani ia dorëzon me projekte të përgatitura në vlerë prej 7 milionë eurosh.

NA NDIQ NË FACEBOOK