Sport
Kosova barazon me Zvicrën, Muslija shënon gol të mahnitshëm

Kosova ka barazuar me Zvicrën, që ishte ndeshja e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.
Golin për Kosovën e shënoi Florent Muslija, i cili shënoi një gol të mahnitshëm, ndërsa për Zvicrën shënoi R. Vargas.
Në ndeshje ndodhi edhe një moment jo i mirë. Rikthimi i Granit Xhakës në Prishtinë nuk ka qenë më i miri. Sa herë topi shkonte në këmbët e kapitenit të Zvicrës, ai fërshëllehej nga tifozët e pranishëm në stadium.
Kosova i mbyll eliminatorët në vendin e dytë, duke siguruar barazhin.





















