Connect with us

Lajme

Jusuf Abduli, kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Tetovës

Publikuar

Pas gati tre javësh nga përfundimi i procesit zgjedhor, Këshilli i Komunës së Tetovës më në fund u konstituua.

Në ditën e fundit të afatit ligjor, pas verifikimit të mandateve, këshilli me 16 vota për dhe 11 kundër zgjodhi Jusuf Abdulin nga partia Alternativa (pjesë e koalicionit VLEN) si kryesues të ri.

Gjatë seancës u votuan gjithashtu edhe përbërjet e Komisionit për Emërime dhe Komisionit për Kurorëzime, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të këshillit komunal.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK