Connect with us

Lajme

Ish-kryetari Ahmeti sqaron krizën e Trafikut Urban: Deklaratat se lirimi nga pagesa nuk ndikon në financat janë të pavërteta

Publikuar

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me debatin për funksionimin e Trafikut Urban dhe ndikimin e vendimeve komunale mbi financat e ndërmarrjes publike. Në një shkrim të gjatë, Ahmeti ka rikujtuar modelin financiar të transportit publik që, sipas tij, është ndërtuar gjatë mandatit të tij dhe funksionon vetëm nëse zbatohet në tërësi.

Ai ka theksuar se për të siguruar kreditë për 51 autobusët e rinj, ishte e domosdoshme që Trafiku Urban të garantonte të hyra të mjaftueshme për shlyerjen e kredisë. Për këtë arsye, modeli është ndërtuar në mënyrë që Komuna e Prishtinës të paguajë shërbimin e transportit publik për çdo kilometër të realizuar, pavarësisht fitimit apo numrit të udhëtarëve.

Ahmeti ka shtuar se transporti publik është interes publik, dhe linjat që nuk sjellin fitim, si ato në zonat rurale të Gollakut, kanë vlerë për komunitetin: “Aty ku Trafiku Urban nuk ka interes financiar, komuna ka interes publik”, ka thënë ai.

Sipas ish-kryetarit, llogaritja e kostove bazohet në një formulë të qartë: kostoja për kilometër minus të hyrat nga biletat përkthehet në faturën mujore që i paguhet ndërmarrjes nga komuna. Prandaj, deklaratat se lirimi nga pagesa nuk ndikon në financat janë të pavërteta.

“Ne kemi liruar pensionistët nga pagesa, por për secilin prej tyre komuna ka paguar. Nuk mund të ketë lirime pa mbulim financiar. Nuk mund të lirosh në fushatë dhe tre ditë më pas të mbetesh pa të holla”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka theksuar se transport publik pa subvencionim nuk ekziston në asnjë qytet modern, duke shtuar se linjat me vetëm dy udhëtarë janë të domosdoshme për të nxitur qytetarët të përdorin autobusët dhe jo veturat.

Ahmeti ka rikujtuar gjithashtu se modeli i krijuar në Prishtinë është përdorur si shembull nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila ka lënë të gatshme një marrëveshje për 30 autobusë të rinj, përfshirë 8 elektrikë, bazuar në performancën e kredisë së parë.

“Dëmi është i madh për qytetarët. Faji është jetim. Përgjegjësia është e përbashkët. Lehtë është me prish, vështirë është me ndreq diçka”, ka përfunduar Ahmeti.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK