Connect with us

Lajme

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

Publikuar

Në Komunën e Sarajit u mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Komunal.

Mbledhje zhvillua në prani të kryetarit të komunës, Muhamet Elmazi, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur komunal. Gjatë seancës u zgjodh edhe kryetari i ri i Këshillit Komunal, Ilas Veseli, i cili mori mbështetjen e shumicës së këshilltarëve.

Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, institucioni komunal zyrtarisht e ka nisur mandatin e ri, duke hapur rrugën për punën dhe vendimmarrjet e ardhshme në interes të qytetarëve të Sarajit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK