Connect with us

Kosovë

Gucati para Këshillit të Evropës: Kërkoni falje për padrejtësinë ndaj UÇK-së, rezoluta e Dick Martyt duhet të varroset me autorin e saj

Publikuar

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati nga Strasburgu i ka bërë thirrje Asamblesë së Parlamentit të Evropës që ta korrigjojë gabimin e saj për raportin që u bë mbi pretendimet e Dick Marty, e ku këtë të fundit ai e quajti njeri të çmendur.

Ai ka theksuar se rezoluta e bërë është e padrejtë për popullin shqiptarëve e që qëllim kishte njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sot kemi ardhë të protestojmë para Asamblesë së Parlamentit të Evropës, mu nga ky Parlament ku është bërë një rezolutë e padrejtë ndaj shqiptarëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një njeri i çmendur. Në Zvicër e kemi mik, por ka dalë një njeri, një Dick Marty që ka vdekur, e me këto letra që sot do të dorëzojmë t’i marrin eurodeputetët dhe ta rishqyrtojnë edhe njëherë rezolutën që e kanë bërë ndaj UÇK-së dhe ajo rezolutë varroset bashkë me Dicky Martin. Kjo rezolutë tenton ta njollosë UÇK-në. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk njolloset dhe nuk ka qenë organizatë kriminale; ajo ka qenë organizatë çlirimtare që çliroi Kosovën nga çetnikët serbë. Dhe kemi ardhë këtu t’i themi STOP padrejtësisë e cila po bëhet në Hagë”, tha Gucati.

Gucati ka thënë se Haga ka devijuar dhe ka marr dëshmitarë të fabrikuar, duke theksuar se vet ai është dëhsmitar i gjallë që gjykata famëkeqe është kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Haga ka devijuar nga shtrati, ka devijuar duke marrë dëshmitarë të fabrikuar që t’i çojë dhe të dëshmojnë kundër ish-krerëve të UÇK. Unë jam dëshmitar i gjallë dhe shumë shokë të mi që kemi qenë brenda në atë burg famëkeq dhe në atë gjykatë famëkeqe që është kundër neve dhe kundër kombit tim shqiptar. Në atë gjykatë nuk dënohen vetëm pjesëtarët e UÇK-së por i gjithë kombi shqiptar. Unë ju them me përgjegjësi më të madhe: me nenin 35 edhe ai qytetar që e ka ndihmuar ushtrinë dënohet pse na ka dhënë ndihmë, na ka dhënë bukë e ujë. Kështu ne po i themi Parlamentit të Evropës: korrigjo gabimin, kërko falje ndaj shqiptarëve, kërko falje ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. Të paktën kërko falje para kombit shqiptar”, tha Gucati gjatë fjalimit të tij në protestën që filloi në ora 13:00 përballë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u dorëzuan edhe letra ndaj secilit anëtarë të këtij këshilli.

Maqedoni30 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri60 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK