Lajme
Gjorgjievski: Do ta pastrojmë menjëherë Shkupin, një fillim i ri për qytetin

Kryetari i sapozgjedhur i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale njoftoi se menjëherë pas marrjes së mandatit, do të fillojë zbatimin e aktivitetit të parë që premtoi – pastrimin e qytetit nga mbeturinat.
“Pres ta marr mandatin të mërkurën ose të enjten, dhe menjëherë pas kësaj do të filloj veprimin e parë që ua premtova banorëve të Shkupit”, tha Gjorgjievski.
Ai njoftoi gjithashtu një riorganizim të plotë të ndërmarrjeve publike, duke shtuar se nuk do të lejonte që sfidat administrative ta dekurajonin.
– Kjo nuk do të më dekurajojë, përkundrazi – më motivon – tha kryetari i ri i komunës.
Gjorgjievski njoftoi gjithashtu një rishikim të performancës së kaluar të administratës së qytetit, përfshirë atë të ish-kryetares Danela Arsovska.
“Absolutisht do të ketë një audit dhe llogaridhënie, jo vetëm për Arsovskën, por për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, theksoi ai.
Në fund, Gjorgjievski tha se do të ishte “babai i qytetit” që do të kujdesej për të gjithë qytetarët, pa përçarje.
“Do të jem babai i qytetit, një baba që do të kujdeset për të gjithë banorët e Shkupit, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike apo çfarëdo përkatësie tjetër”, tha Gjorgjievski.

















