Connect with us

Lajme

FFM dënon Pobedën pas incidentit me Shkëndijën e Haraçinës

Publikuar

më

Pas incidentit skandaloz që ndodhi në ndeshjen mes FC Pobeda-s së Prilepit dhe Shkëndisë së Haraçinës, ku lojtarët shqiptarë u ofenduan dhe u kërcënuan nga tifozët vendas, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shqiptuar dënime të ashpra ndaj klubit vendas.

Sipas vendimit zyrtar, FC Pobeda AD dënohet me katër ndeshje pa publik në terrenin vendas dhe një gjobë prej 3.000 eurosh, për shkak të:

  • thirrjeve fyese me bazë kombëtare,
  • shfaqjes së pankartave me përmbajtje ofenduese,
  • dhe dëmtimit të xhamit të dhomës së zhveshjes së ekipit mysafir, si dhe rrezikimit të sigurisë së futbollistëve të Shkëndisë së Haraçinës.

Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija Haraçinë, ku, siç raportoi më parë Portalix, lojtarët shqiptarë u ofenduan gjatë gjithë lojës dhe në fund u përballën me tentativë sulmi nga një grup tifozësh të tërbuar që ishte dokumentuar edhe nga videot të ndryshme.

Federata theksoi se do të ndëshkojë çdo formë diskriminimi, gjuhë urrejtjeje apo dhune në stadiume, ndërsa paralajmëroi se përsëritja e ngjarjeve të tilla do të sjellë masa edhe më të rënda disiplinore ndaj klubeve përgjegjëse.

Ky dënim shihet si një reagim i vonuar, por megjithatë një mundësi për të parandaluar dhe dekurajuar këtë sjellje në të ardhmen, pasi që prej kohësh në terrenet sportive në RMV po mbizotëron një klimë e tensionuar ndëretnike.

Maqedoni52 minutes ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri1 hour ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme2 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme2 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme3 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme3 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni3 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme3 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme3 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare

Lajme3 hours ago

Kasami: BDI të jetë më pragmatike, ta përkrahë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe Provimin e jurisprudencës

NA NDIQ NË FACEBOOK