Connect with us

Kosovë

Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

Publikuar

Të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 prej komunave që nuk arritën të fitohen më 12 tetor.

Sipas analistëve e opinionistëve, gara më interesante do të jetë në Prishtinë e në Mitrovicë.

Ilir Deda, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve. Kjo pasi, siç u shpreh ai, qeveria në detyrë po u bën presion qytetarëve të atjeshëm.

“U bën presion njerëzve në Mitrovicë pa kurrfarë ndjeshmërie nëpër çka ka kaluar ai vend në 25-26 vjetët e fundit. E kërcënon indirekt Mitrovicën duke i thënë se s’ju jap para nëse s’fiton kandidati im. Mbrëmë e pamë në Prishtinë që tha se nëse votohet një qeverisje e përgjegjshme, 1.5 miliard euro janë investime në katër vjetët e ardhshme në Prishtinë. Kjo indirekt është edhe për komunat tjera”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Deda tha se qytetarët e Mitrovicës duhet t’i tregojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se do të votojnë kandidatin që ata e duan për kryetar, e jo atë që e do ai.

“Për mua, sidomos Mitrovica, është test i dinjitetit të njerëzve. Edhe sa kanë me i rezistu një presioni të egër të një qeverie në detyrë, e cila nuk po bëhet për Mitrovicën e Jugut, nuk po bëhet për mirëqenien e Mitrovicës së Jugut, as për zhvillimin e kësaj komune. Mos harroni që vitin e kaluar minatorët e ‘Trepçës’ janë sharë nga kryeministri se s’po punojnë mjaft. Këtu po shihet që qeveria e Kosovës po bën presion të hatashëm në Mitrovicë te njerëzit. Për mua është kjo: a do t’i rezistojnë njerëzit dhe është njëlloj dinjiteti kur thua, a din çka? Boll më. Me juve e kemi mjaft. Ne e zgjedhim kryetarin që e duam për veten tonë, jo për ty”, deklaroi Deda. /Klankosova.tv

Lajme16 minutes ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni2 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri2 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme3 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme3 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë3 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme3 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë4 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni4 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota4 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme6 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme6 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

NA NDIQ NË FACEBOOK