“Njeriu sa më afër të qëndrojë me njerëzit e mirë, aq më afër All-llahut; sa më afër All-llahut, aq më afër njerëzve të mirë, më afër Xhenetit dhe larg nga Xhehenemi.
Çelësi i suksesit është të qëndrosh me njerëz të mirë, edhe nëse nuk je njëri prej tyre. Kjo ndodh edhe në të kundërtën. Sa më afër me njerëzit e këqinj, aq më larg nga All-llahu, dhe sa më larg nga All-llahu, më afër njerëzve të këqinj, dhe sa më larg nga All-llahu, më afër Xhehenemit dhe më larg nga Xhenneti.
Çelësi i pakënaqësisë është të jesh me të këqijtë, edhe nëse nuk je njëri prej tyre.
Përkthim: Lutfi Muaremi




















