Connect with us

Lajme

Blerim Islami zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Dollnenit

Publikuar

Blerim Islami ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Dollnenit, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për këtë komunë. Në një postim në rrjete sociale, Islami theksoi se me marrjen e detyrës nis zbatimi i platformës dhe programit që ai kishte paraqitur gjatë fushatës zgjedhore, raporton Zyrtare

“Sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si kryetar i Komunës së Dollnenit! Zyrtarisht sot nis një rrugëtim i ri për banorët e Komunës së Dollnenit, ku platforma dhe programi ynë i paraqitur në kampanjë zgjedhore do të nis që të marrë kahe zhvillimore,” ka shkruar Islami.

Ai theksoi se dyert e komunës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, feje, gjinie apo përkatësie politike.

“Ka ardhur koha që bashkërisht me ekipin tim të punojmë për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!” shtoi Islami në mesazhin e tij.

Me marrjen e detyrës, pritet që administrata e re komunale të nisë zbatimin e projekteve të premtuara që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe jetës së përditshme të qytetarëve të Dollnenit./Zyrtare/

NA NDIQ NË FACEBOOK