Lajme
Bilall Kasami falënderon qytetarët e Tetovës: Komisionerët dhe vëzhguesit ta mbrojnë vullnetin qytetar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur mirënjohje për qytetarët që morën pjesë në votime dhe dhanë zërin e tyre për të ardhmen e qytetit.
“Faleminderit secilit qytetar që ndau kohë dhe doli sot të flasë me votë për të ardhmen e Tetovës! Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve tanë që ta mbrojnë vullnetin qytetar, të qëndrojnë në vendvotime deri në fund. Vullneti i tetovarëve është në dorën tuaj!”, ka deklaruar Kasami.
Ai ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe ruajtjes së çdo vote, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe kujdes deri në përfundimin e procesit zgjedhor.



















