Connect with us

Shqipëri

Bejko: Opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar!

Publikuar

Analisti Roland Bejko në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News analizoi përgjigjen e sondazhit për pyetjen “Pavarësisht se kë doni që të fitojë, kush mendoni se fiton në pesë bashkitë më 9 nëntor?”

79.5 % iu përgjigjën se fitues janë kandidatët socialistë, ndërsa 20.5% e tyre kandidatët opozitarë.

Sipas analistit Bejko kjo tregon sipas tij opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar.

“Ajo që më çudit është fakti që sa më shumë qeveria ka skandale, aq më shumë zvogëlohet opozita, paradoksalisht. Pra opozita në perceptimin e publikut është më e korruptuar moralisht. Në këto kushte zgjidhet midis dy të këqijave…”, u shpreh ai.

The post Bejko: Opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar! first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK