Connect with us

Lajme

Arben Taravari në takim me ambasadorin çek: “Rruga drejt BE-së kërkon reforma urgjente”

Publikuar

Kreu u ASH-se, Arben Taravari, zhvilloi sot një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva. Gjatë bisedës, palët theksuan rëndësinë e reformave si kusht i domosdoshëm për avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian.

Taravari nënvizoi se përparimi i vendit kalon përmes ndryshimeve konkrete dhe veçanërisht përmes reformimit të thellë të sistemit gjyqësor, duke e cilësuar këtë si një nga sfidat më të ngutshme të momentit. Ai shtoi se mbështetja ndërkombëtare është e pranishme dhe e dukshme, por theksoi se tani kërkohet vullnet i fortë politik dhe institucional për të lëvizur përpara.
Ambasadori Ludva ka shprehur gatishmërinë e Çekisë për të vazhduar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Advertisement