Connect with us

Lajme

Arben Fetai në Nju Jork: Mërgata faktor i rëndësishëm i promovimit të vlerave tona në SHBA

Publikuar

Zv.kryeministri Arben Fetai mori pjesë në një mbrëmje të posaçme të organizuar në Staten Island të Nju Jorkut, kushtuar nismës për emërtimin e rrugës “Isa Boletini Way”, një projekt simbolik që synon të nderojë figurën historike të Isa Boletinit dhe trashëgiminë shqiptare përtej Atlantikut.

Në këtë veprimtari, e cila u mbajt në Albanian Cultural Center Staten Island, morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm institucionalë dhe të komunitetit shqiptar në SHBA. Përkrah zv.kryeministrit Fetai ishin ministri i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci, si dhe ministri i Qeverisë së Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Gjatë mbrëmjes u theksua rëndësia e bashkimit rreth vlerave kombëtare, kulturës dhe historisë, të cilat vazhdojnë të jenë ura që lidhin shqiptarët në mbarë botën. Organizatorët dhe të pranishmit vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA, i cili mbetet një faktor i rëndësishëm në promovimin e identitetit shqiptar dhe forcimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NA NDIQ NË FACEBOOK