Lajme
Albi Qamili: Tetova madhështore! Faleminderit për rezultatin historik

Bartësi i listës për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke e cilësuar rezultatin si “historik” për forcen politike që ai përfaqëson.
Në një postim në rrjetet sociale, Qamili u shpreh me mirënjohje për qytetarët tetovarë që, sipas tij, “lexuan pastër vizionin e ri për Tetovën” dhe e mbështetën fuqishëm në zgjedhje.
“Tetova madhështore 🫶 Faleminderit për rezultatin historik. Qytetarët e lexuan pastër vizionin tonë dhe folën zëshëm në kutitë e votimit.
Tani na pret shumë punë për Tetovën!” – shkroi Qamili në reagimin e tij.
Ai theksoi se pas këtij rezultati, prioritet mbetet puna konkrete për qytetin dhe përmbushja e premtimeve ndaj qytetarëve./Zyrtare.net/




















