Connect with us

Kosovë

Aktakuza për skandalin e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti heshtin

Publikuar

Ministrja në detyrë Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, po hesht pas ngritja së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Kanë kaluar gati dy ditë që prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën Themelore aktakuzën, e cila ka të bëj me skandalin e rezervave shtetërore, ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Ndonëse kishte premtuar që sapo ta pranonte dokumentin e plotë do të deklarohet për këtë çështje, Hajdari ende nuk ka bërë një gjë të tillë.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”, pasi kishte marrë njoftimin për aktakuzën.

Aktakuzën në fjalë nuk e ka komentuar ende as shefi i ministres Hajdari, kryeministri në detyre Albin Kurti.

Ky i fundit, më herët kishte kritikuar ashpër prokurorinë për nisjen e hetimeve rreth kësaj çështje.

Kurse, opozita është habitur se pse për të çështje nuk është i akuzuar edhe Albin Kurti.

Përfaqësuesit e këtyre partive kanë vlerësuar se pjesë e aktakuzës është dashur të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë bërë me dije se kryeministri Kurti është nënshkrues i vendimit për aprovimin e kërkesës së Departamentit të Rezervave Shtetërore (MINT) që të mundësohet përjashtimi nga procedura e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është befasuar që pjesë e kësaj aktakuze nuk është edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se Kurti ka marrë vendim për këtë çështje dhe shumë çështje tjera.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar ai.

Edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar së për skandalin me rezerva shtetërore ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë me dije as Hajdari dhe as ministrat nuk kanë bërë asnjë hap pa aprovimin e Kurtit.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka shkruar ajo.

Kosovë50 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni53 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni60 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK