Lajme
Ahmeti: Fitore në votën kombëtare, por humbje për shkak të koalicioneve artificiale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia e tij ka fituar shumicën e votës kombëtare në zgjedhjet e fundit.
“Sipas rezultateve të deritanishme, ne kemi fituar shumicën e votës kombëtare me mbi 23 mijë vota më shumë. Megjithatë, kjo nuk është reflektuar në fitore komunash për shkak të koalicioneve dhe bashkimeve artificiale në disa vende,” tha Ahmeti në një konferencë për shtyp.















