Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Fitorja e VLEN-it, historike për shqiptarët – amaneti i brezave po bëhet realitet

Publikuar

Shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke i cilësuar ato si një fitore historike për shqiptarët.

Në një postim publik, Azizi ka shprehur mirënjohje dhe emocion për këtë sukses, duke theksuar se fitoren ia dedikon shokëve të idealit që nuk jetojnë më, me të cilët – siç thotë ai – kishte nisur rrugëtimin për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për një jetë më të mirë në këtë vend.

“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale përbëjnë një fitore historike për të gjithë shqiptarët. Këtë fitore historike ia dedikoj shokëve të mi të idealit që nuk jetojnë më, atyre me të cilët, shumë vite më parë, nisëm bashkë rrugëtimin për ta bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve për një jetë më të mirë në këtë vend,” – ka shkruar Azizi.

Ai shtoi se kjo fitore i ka rikthyer shpresën se amaneti i atyre që sakrifikuan për kauzën kombëtare do të mund të çohet në vend.
Në fund, Azizi theksoi se rezultatet janë një goditje e fortë për të gjithë ata që kanë tentuar të devijojnë rrugëtimin kombëtar të shqiptarëve, duke nënvizuar vendosmërinë e VLEN-it për të vazhduar përpara me unitet dhe vizion të qartë politik.

NA NDIQ NË FACEBOOK