Connect with us

Lajme

25-vjeçare nga Kosova që u gjet e vdekur ishte studente në Tetovë (Foto)

Publikuar

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur prapa tregut të gjelbërt në Tetovë, është S.D nga Gjakova, për të cilën Zyrtare.net ka siguruar edhe identitetin.

S.D ishte studente e rregullt e vitit të katërt në drejtimin Mjekësi në Universitetin e Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vetvrasje, mirëpo nuk përjashtohen edhe variantet tjera. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit, pas tregut të gjelbërt në Tetovë./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK