Connect with us

Lajme

Zhelina së shpejti me çerdhen më të madhe për fëmijë në rajon

Publikuar

Komuna e Zhelinës pritet të bëhet me çerdhen më të madhe për fëmijë në rajon. Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i objektit të parë të këtij lloji në komunë, i cili do t’u shërbejë fëmijëve parashkollorë.
“Sot, bashkë me ministrin e Politikës Sociale, z. Fatmir Limani, ishim në terren për të parë vendin ku pas një muaji do të hidhet gurthemeli për ndërtimin e Çerdhes së parë në komunën e Zhelinës, për parashkollorët tanë të vegjël. Vazhdojmë pa ndalur,” ka shkruar Sejdiu në një postim në rrjetet sociale.
Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të edukimit të hershëm në komunë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm edhe jetën e prindërve të rinj në Zhelinë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK