Connect with us

Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi – Ali Ahmetit: O Ali, shqiptarët e RMV-së nuk janë serbë të Gazimestanit!

Publikuar

më

Njëri nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në një paraqitje të fundit e kishte krahasuar VLEN-in me “shoqatën e Gazimestanit”.

Në reagimin e tij publik, Ibrahimi ka theksuar se kjo metaforë përbën një fyerje të rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar se ajo nënkupton identifikimin e VLEN-it me “serbët e Kosovës”.
“O Ali, shqiptarët e RMV-së nuk janë serbë të Gazimestanit! Për më të rinjtë që nuk e kuptojnë gjuhën denigruese të Ali Ahmetit, metafora se ‘VLEN-i është shoqata e Gazimestanit’ nënkupton se ‘VLEN-i janë serbët e Kosovës’. Hiç më pak se kaq,” – ka shkruar Ibrahimi.
Ai shtoi se, në vend se të reflektojë pas humbjes, Ali Ahmeti po vazhdon me fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe votuesve shqiptarë.
“Ia humbi zgjedhjet AKI-së duke i quajtur shqiptarë ‘zagarë’, e tash edhe më rëndë – 100 e sa mijë shqiptarët që votuan për VLEN-in i quan ‘serbë të Gazimestanit’,” – theksoi ai.
Sipas Ibrahimit, ky lloj diskursi e dëmton vetë BDI-në dhe gjithë skenën politike shqiptare.
“Për neve si VLEN, na bëni nder nëse ky Ali, me këtë diskurs, vazhdon të qëndrojë në krye të BDI-së, por ai po e merr në qafë jo vetëm partinë e tij, por edhe gjithë opozitën shqiptare,” – shtoi ai.
Në fund, Ibrahimi i drejtoi Ahmetit edhe një pyetje ironike për mospjesëmarrjen e tij publike pas zgjedhjeve:
“Nëse je fitues i zgjedhjeve, pse nuk dole të festosh dhe pse deri sot nuk u paraqite para mediave? Sa keq që ndërdija e tradhton njeriun! Nejse, ne kemi mirëkuptim për gjyshërit tanë.”

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK