Lajme
Vuçiç, pagjumësi pas humbjes me Shqipërinë

Është pritur me kërshëri një reagim nga presidenti serb Vuçiç për humbjen e Serbisë në Leskovc me Shqipërinë në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2026.
Vuçiç tha se dyqind serbë fishkëllyen lojtarët e tyre përpara hotelit.
“Shqiptarët kanë një ekip të fortë, lojtarë që luajnë nga Lazio te, Atalanta. Por ne jemi mësuar të fitojmë. Ekipi ynë nuk ishte i përgatitur mirë, ata nuk luajtën mirë dhe u mundëm. Nuk mund të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit. Disa njerëz janë vazhdimisht të zemëruar, por askush nuk vë në dyshim atë që bëmë për ekipin tonë kombëtar. Ata(futbollistët) kishin gjithçka që u nevojitej, sigurisht, akomodimin më të mirë, fluturime çarter, morën gjithçka. Por pastaj e gjeta veten duke u kritikuar, me të drejtë. Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur Ishte më e rëndësishme për mua të flija, jo të mbështesja ekipin kombëtar”, tha Vuçiç.
Pastaj ai filloi të fajësonte turmat e serbëve për reagimet para ndeshjes.
“A doni t’ju kujtoj se si e përcollëm ekipin kombëtar dje? Në Nish para ndeshjes, kur lojtarët e ekipit kombëtar duhej të pushonin, dyqind persona u mblodhën dhe i fishkëllyen para hotelit. Kjo është mënyra juaj për të përcollë lojtarët tanë të ekipit kombëtar. A e keni analizuar ndonjëherë këtë? Si është e mundur kjo? A e pyetëm veten se ku është faji ynë? Më hëngrën të gjallë që nuk isha në stadium dje, më hëngrën të gjallë.” /tesheshi.com/





















