Connect with us

Maqedoni

Voton Bujar Osmani: Rezultati i sotëm do të përcaktojë të ardhmen e vendit

Publikuar

Kandidati për Kryetar të Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ka thënë se rezultati në Çair është determinues për orientimin e Maqedonisë së Veriut.

Këto komente ai i ka bërë për gazetarët, pasi ka votuar në Çair.

“Me çdo votë këtu në Çair do të përcaktohet edhe kursi evropian i shtetit edhe çështja e marrëveshjes së Ohrit dhe raporteve ndër etnike, por edhe e ardhmja e Çairit. Dua t’i falënderoj qytetarët e Çairit që e kanë marrë mbi shpatullat e tyre këtë përgjegjësi dhe sot do të japin mesazhin e duhur”, ka thënë Osmani.

“Sidoqoftë kjo ditë do shkruhet në histori si dita që do e përcaktojë të ardhmen e dekadave që vijnë”.

Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje.

“Dua t’i ftoj që të dalin masivisht sot çdo dalje është edhe përpjekje për të ndalë çdo tentim për eventualisht keqpërdorim të votës. Të dalin në qetësi, sot është festë të votojnë të gjithë edhe pastaj do e shohim verdiktin e popullit”, pohoi ai.

“Ditë feste, por edhe ditë historike, ka rastis që mbi shpatulla të qytetarëve të Çairit të mbahet barra e historisë së vendit, popullit, por edhe Çairit”.

Advertisement