Connect with us

Lajme

VLEN – Strugë: Aeroplanë, autobusë dhe mbi 100 vetura janë nisur nga diaspora për fitoren e madhe të Mendi Qyrës

Publikuar

Shtabi lokal i VLEN-Strugë ka bërë të ditur se dy aeroplanë, katër autobusë dhe mbi 100 vetura janë nisur nga Zvicra, Austria, Gjermania, Italia, Suedia dhe vende të tjera evropiane drejt Strugës.

Sipas njoftimit të VLEN, bashkatdhetarët po udhëtojnë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe për të mbështetur kandidatin për kryetar komune, Mendi Qyrën.

Zgjedhjet në Strugë do të mbahen të dielën, më 19 tetor, dhe pritet të përcaktojnë kryetarin e ri të komunës.

NA NDIQ NË FACEBOOK