Connect with us

Lajme

VLEN: LEVICA fija e fundit e kashtës për “shpëtimin” e AKI-së!

Publikuar

më

Kumtesa e plotë e VLEN-it

Pas çdo disfate vjen shpërthimi i nervozës, dhe këtë e pamë te Ali Ahmeti. I rrëzuar nga froni, ai doli të fyejë shqiptarët. Filloi me “zagarë” dhe përfundoi me “Gazimestan”. Ky është Ali Ahmeti i vërtetë pa filtrin e propagandës dhe pa teleprompterin e Grubit.

Fitorja e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen zhveshën përfundimisht patriotizmin e rremë të treshes në agoni Ahmeti–Taravari–Sela.

Dhe ja ku përfunduan në përqafim me partinë pro-ruse dhe anti-NATO Levica. Kjo është fija e fundit e kashtës së shpëtimit për Ali Ahmetin, Zijadin Selën dhe Arben Taravarin.

Kandidati i AKI-së, Arsim Dalipi, që premtoi të tërhiqej nga gara nëse kishte një votë më pak se Mendi Qyra, dhe gënjeu publikisht, sot është në koalicion të hapur me partinë e Apasievit.

VLEN prej kohësh kishte paralajmëruar takimin e emisarit të Ali Ahmetit, Krenar Llogës, me Dimitar Apasievin, si pjesë e planit për ta dëmtuar në rrethin e parë kandidatin e pavarur të mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra. Sot gjithçka po del në shesh.

Arsim Dalipi, me “referendumin” në dorë dhe me “kauzën kombëtare” në gojë, bashkë me “patriotët” Taravari dhe Sela, po e dëshmojnë më mirë se kurrë se kauza e tyre s’ka qenë asnjëherë shqiptare. Sepse kush përqafohet me Levicën, i kthen shpinën NATO-s, Perëndimit dhe vetë shqiptarëve.

Maqedoni19 minutes ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri49 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme2 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme5 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni5 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme5 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

NA NDIQ NË FACEBOOK