Lajme
VLEN do të udhëheq me Higjienën Komunale dhe Parqe e Gjelbërim në Shkup?

Media të ndryshme kanë raportuar gjatë ditës se koalicioni VLEN dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë arritur marrëveshje për ndarjen e kulaçit në qytetin e Shkupit.
Sipas mediave, VLEN do të udhëheq së paku me dy drejtori të rëndësishme në kuadër të administratës së qytetit, edhe atë Higjiena Komunale dhe Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërim.
Kuadër i VLEN-it do të marrin përgjegjësi të plotë dhe direkte në menaxhimin e këtyre dy sektorëve strategjikë për jetën urbane të qytetarëve të Shkupit.
Ndërkohë, kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti gjatë prononcimeve të tij publike, ka theksuar se askush nuk do të largohet nga puna dhe se do të zgjidhin statusin e tyre.
Një pjesë e të punësuarve në keto dy drejtori punojnë me vite të tëra pa kontrata të rregullta dhe nuk kanë marrë paga për muaj të tërë e janë pa vendime pune.




















