Connect with us

Lajme

VLEN do të mbështesë Maksim Dimitrievskin në Kumanovë

Publikuar

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidati për mandatin e radhës, Maksim Dimitrievski, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për balotazhin e 2 nëntorit.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murteti.

“Gjatë një bisede të ngrohtë dhe të sinqertë, mora mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e partnerit koalicional VLEN për raundin e dytë në Kumanovë. Kjo përkrahje pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë dhe na jep energji shtesë për të vazhduar drejt realizimit të projekteve në interes të të gjithë qytetarëve,” shkroi Dimitrievski në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se falënderon të gjithë ata që e njohin dhe e mbështesin vizionin e tij për të ardhmen e Kumanovës dhe të Maqedonisë, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë për qytetin dhe për të gjithë kumanovarët, pa dallim.

NA NDIQ NË FACEBOOK