Connect with us

Lajme

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para dy javësh

Publikuar

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi i cili po trajtohej si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 24 shtator në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Gjakovë.

“Rr. Martirët e Kombit, Gjakovë 24.09.2025 – 22:00.Lidhur me rastin, më 08.10.2025 rreth orës 14:20 viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, dyshohet që si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK