Connect with us

Lajme

Valbon Limani: Ka ardhur koha për një kapitull të ri për zhvillimin e Gostivarit

Publikuar

Kandidati i koalicionit AKI për Gostivarin, Valbon Limani, sot mbajti një konferencë për shtyp ku prezantoi vizionin e tij për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të komunës.

Në fjalimin e tij, Limani kujtoi periudhën e 15 muajve të drejtimit të tij si ushtrues detyre i kryetarit të komunës, duke theksuar rezultatet e arritura në këtë kohë të shkurtër.

“Në 15 muajt e udhëheqjes sime si ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Gostivarit, kemi realizuar 29 projekte, ndërsa për rreth 50 projekte të tjera kemi siguruar fondet e nevojshme. Por ka ardhur koha për një kapitull të ri për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm të Gostivarit,” tha Limani./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK