Connect with us

Lajme

Uji në Tetovë nuk pihet për shkak të reshjeve të shiut

Publikuar

Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” Tetovë ka bërë të ditur se uji në Tetovë nuk është i përshtatshëm për pije, pasi siç thanë, ka ndodhur turbullim i burimit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

N.P.K “Sharri” tha se gjatë ditës së nesërme do të kryhen edhe analizat e ujit dhe do të njoftohen qytetarët kur mund ta shfrytëzojnë ujin për pije.

“Ju njoftojmë se brenda një ore do të fillojë lëshimi i ujit në rrjetin e furnizimit në gjithë qytetin. Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë edhe sonte në rajonin e Kodrës së Diellit, ka ndodhur turbullim i ujit në burimet e Sharrit, dhe uji vazhdon të jetë i turbullt dhe i papërshtatshëm për pije. Qytetarët luten që ujin ta përdorin vetëm për nevoja elementare (si higjienë dhe pastrim), derisa të përfundojnë analizat e reja laboratorike. Analizat e radhës do të kryhen nesër, pas së cilës qytetarët do të informohen menjëherë për rezultatet dhe cilësinë e ujit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e N.P.K “Sharri” – Tetovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK