Connect with us

Lajme

Turqia dhe Gjermania në luftë për qebapin

Publikuar

më

Një përpjekje e Turqisë për të bindur Bashkimin Evropian që të vendosë rregulla të rrepta për përgatitjen e qebapëve doner është tërhequr pas një vale ankesash.

Propozimi për etiketën “Specialitet Tradicional i Garantuar”, do të kishte çuar në futjen e kritere të rrepta për llojet e mishit, metodat e prerjes dhe marinadat në këtë industri.

Industria gjermane e qebapëve do të vuante më shumë, sepse doneri vendas, i cili është shitur në rrugë për dekada të tëra, është zhvilluar në një formë specifike, mjaft të ndryshme nga origjinali turk.

Autoritetet turke pretenduan se doneri është një gatim kombëtar që u përhap në Evropë nëpërmjet emigrimit të turqve. Por zyrtarët gjermanë thanë se qebapi i tyre është bërë pjesë e kuzhinës kombëtare.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të donerit nga Turqia, tradita e pjekjes së mishit në një hell vertikal daton që nga shekulli i 16-të, dhe vetë emri doner është i lidhur me këtë metodë përgatitjeje. Ndaj ata kërkuan futjen e një sërë rregullash uniforme nga BE-ja.

Sipas tyre mishi duhet të jetë viçi mbi 16 muajsh, qengj mbi gjashtë muajsh ose gjoks pule dhe shkopinj pule. Mishi i gjelit të detit do të ndalohej dhe mishi do të duhej të pritej në një trashësi prej 3 deri në 5 mm. Po ashtu edhe lloji i thikës dhe recetat e marinadës do të specifikoheshin në mënyrë strikte.

Megjithatë, doneri gjerman shpesh përdor mish viçi dhe shërbehet në një simite të mbushur me perime si lakra e kuqe, turshia dhe qepa, me salca të ndryshme, një variant që e ka origjinën në Evropë dhe që konsiderohet nga shumë njerëz si një pjatë gjermane.

Ministria gjermane e bujqësisë i tha BBC-së vitin e kaluar se e kishte pritur propozimin turk si tepër surprizues. Ish-ministri Cem Özdemir, një politikan me origjinë turke, tha se në Gjermani të gjithë mund të vendosin se si duan të hanë doner, pa rregulla të diktuara nga Ankaraja. “Doneri i përket Gjermanisë”, tha ai. (A2 Televizion)

Lajme17 minutes ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe27 minutes ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni1 hour ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri2 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri5 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë6 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni7 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri10 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme10 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK