Lajme
Tre emrat e pabesueshëm të Berishës për Bashkinë e Tiranës

Berisha artikuloi për herë të parë tre emra si kandidatë për Bashkinë e Tiranës, të cilët do konkuronin me Ogerta Manastrirlliun e shpallur nga Rama.
Të tre emrat që përmendi kryetari i opozitës enden mes anektodikes dhe rëndomësisë politike, por për Berishën ata janë ku e ku më lart se kandidatja socialiste.
“U garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është pesë herë, dhjetë herë i pakrahasueshëm më i denjë se korba e korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS”, tha Berisha, duke bërë kësisoj të garantuar humbjen e sigurtë me të tillë emra.
Asnjë prej tyre nuk ofron më të paktën potencë politike apo imponim politik të provuar. Në raste të caktuara janë dhe qesharakë. /tesheshi.com/


















