Lajme
Transport publik modern, karta elektronike dhe rrugë për biçikleta – Berisha tregon vizionin e tij për Shkupin

Modernizimi i transportit publik është një ndër pikat më ambicioze të planit të Zekerija Berishës për qytetin e Shkupit.
Ai premton ndryshime që do ta bëjnë lëvizjen më të shpejtë, më të lirë dhe më ekologjike.
“Do të fusim autobusë të shpejtë me korsi të veçanta, një kartë elektronike të vetme për të gjitha linjat, për biçikletat publike dhe për parkimet,” tha Berisha për Zyrtare. Në plan përfshihen gjithashtu rrugë të sigurta për biçikleta dhe parkime “park&ride” në hyrje të qytetit, për të ulur ngarkesën në komunikacion.
“Qytetarët duhet të lëvizin më shpejt, më lirë dhe me më pak ndotje,” theksoi Berisha, duke e cilësuar transportin publik si “shtyllë të qytetit të së ardhmes”.
















