Lajme
SPB-Tetovë: Policia ka shtuar kontrollet për të shmangur problemet e raundit të dytë dhe parandalimin e veprave penale

Rreth ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, në lidhje me shtimin e patrullave të forcave policore në komunën e Bogovinës dhe disa komuna të tjera gjatë këtyre ditëve, se pse po shtohen forcat policore, nga SPB kanë rënditur arsyet e sakta të këtij aktiviteti, duke shmangur dyshimet dhe spekulimet, që janë plasuar ditëve të fundit në opinion.
“Policia ka shtuar kontrollet dhe ka intensifikuar masat në rajon për të shmangur problemet e mundshme gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve dhe parandalimin në kohë të veprave të ndryshme penale, që mund të ndodhin në terren. Ku si qëllim kryesor, është siguria e qytetarëve dhe e pronës së tyre”, kanë kumtuar nga SPB-Tetovë.
















