Connect with us

Lajme

Hoxha i reagon Jeton Shaqirit: Nuk do të rrijmë duarkryq!

Publikuar

Hoxha reagon ndaj shpifjeve të Jeton Shaqirit: Nuk do të rrijmë duarkryq!

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj, siç i ka quajtur ai, shpifjeve të shpërndara nga Jeton Shaqiri.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se votat e personave të palëvizshëm numërohen në të njëjtën mënyrë si votat e rregullta, gjatë procesit të mbrëmjes së zgjedhjeve, duke theksuar se deklaratat e Jetonit janë të pavërteta dhe me qëllim manipulues.

“Jetoni, njëjtë si ish mësuesit e tij dhe mentorët aktualë, janë mësuar të veprojnë me shpifje. Janë ekspertë të lajmeve të rreme. E mira e gjithë kësaj është se e zbulojnë budallakinë e tyre dhe se populli i njeh shumë mirë”, ka shkruar Hoxha.

Ai gjithashtu ka njoftuar se shtabi i VLEN-it në Strugë ka raportuar rastin në institucionet përkatëse dhe pranë misionit të OSBE-së, duke theksuar se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj përpjekjeve për të deformuar procesin zgjedhor.

Përndryshe, edhe pse tani jemi në periudhën e heshtjes zgjedhore, Shaqiri ka shpërndar disa rezultate të votave të personave me nevoja të veçanta në rrjetet sociale.

NA NDIQ NË FACEBOOK