Connect with us

Lajme

Shfaqja e parë publike pas arrestimit, Erion Veliaj hyn me pranga dhe i buzëqeshur në Gjykatë (Foto)

Publikuar

Erion Veliaj, ka lënë sot për herë të parë qelinë e paraburgimit që prej 10 shkurtit, ditë kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Veliaj u transportua mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë do të shqyrtojë padinë e tij kundër vendimit për shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në momentin e mbërritjes në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, Veliaj u pa i qetë dhe i buzëqeshur, ndërsa në një moment të shkurtër u ndal duke pershendetur gazetarët që prisnin jashtë godinës.

NA NDIQ NË FACEBOOK