Lajme
Sedat Bislimi: VLEN vjen me program të qartë dhe të realizueshëm për Studeniçanin

Kandidati për kryetar të Studeniçanit nga VLEN, Sedat Bislimi tha sonte se thirrja e banorëve të kësaj komune është thirrje që kërkon dinjitet, shpresë dhe ndryshim të vërtetë.
“Kjo komunë është trajtuar si një qosh i harruar i Shkupit. Te ne mungon uji i pijshëm, kanalizimi nuk ka përfunduar, shkollat nuk kanë kushte për punë, derisa paratë e komunës nuk dihet ku përfundojnë”, akuzoi Bislimi.
Sipas tij, VLEN më të vjen me një program të qartë dhe të realizueshëm.
“Angazhim im do të jetë që asnjë fshat të mos mbetet pa rrugë të asfaltuar dhe asnjë lagje të mos mbetet pa kanalizim. Projektet e lëna përgjysmë do t’i përfundojmë, ndërsa projektet e reja infrastrukturore do t’i realizojmë”, ka thënë Bislimi në tubimin e sontëm në Studeniçan.
















