Lajme
Ramiz Lladrovci u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni të ardhmen tuaj


Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e çdo vote në përcaktimin e të ardhmes së komunës.
“Të dashur bashkëqytetarë, ka mbetur edhe pak kohë dhe mundësia juaj për të ushtruar të drejtën dhe detyrën tuaj më të rëndësishme qytetare: votimin! Mos e humbni këtë mundësi,” ka bërë thirrje kandidati.
Ai ka theksuar se përfaqësimi dhe vendimet që do të merren për katër vitet e ardhshme varen nga çdo votë.
“Dil dhe voto pa humbur kohë! Merr me vete dokumentin e identifikimit dhe drejtohu te Qendra jote e votimit. Mos e lër për minutën e fundit! Përdore votën tënde, përcakto të ardhmen tënde,” ka shtuar ai.





















