Maqedoni
Qamili: Shumë projekte na presin në kapitullin e dytë të Tetovës

Bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Forumi Rinor në qendër të Tetovës me temë “Zëri i rinisë në vendimmarrje”. Ai tha se në mandatin katërvjeçar të Bilall Kasamit, rinia ka qenë vendimmarrëse dhe se zëri i saj është dëgjuar, duke theksuar se në mandatin e dytë do të ketë edhe shumë projekte enkas për rininë.
Qamili gjithashtu tha se përgjegjësia që e ka marrë si bartës liste për Komunën e Tetovës, është entuziazëm i madh, pasi punën me Kasamin e cilësoi si mjaft të lehtë.
“Përgjegjësia ime nuk është e lehtë, pasi rinia është kapitali më i çmuar që e ka Tetova, por në të njëjtën kjo përgjegjësi është edhe entuziazëm i madh, pasi me Bilall Kasamin është e lehtë ta çosh përpara agjendën rinore. Gjatë mandatit katërvjeçar u organizua vera kulturore, netët rinore, u formua Këshilli rinor dhe Këshilli për parandalimin e delikuencës, pra Kasami ka formuar këshill për të mbrojtur të rinjtë de në të njëjtën kohë ka organizuar aktivitete të ndryshme për rininë. Ai ka qenë i rrethuar me të rinj çdo herë. Ne nuk do të ndalemi këtu. Në katërvjeçarin e ardhshëm kemi shumë për të bërë për rininë”.
Në fund ai e ftoi rininë të mobilizohet dhe zgjedhjet e 19 tetorit t’i mbyll që në raundin e parë.
















