Lajme
Pse Taulant Balla ishtë së fundi në KMSH?!

Një ndër figurat më të fuqishme të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, ka vizituar KMSH-në duke u takuar aty me kreun e muslimanëve shqiptarë, Bujar Spahiu.
Arsyeja e kësaj vizite koinçidon me një qëndrim të qartësuar të socialisteve karshi projektiligjit plot zarar të “Barazisë Gjinore”, duke mos njohur gjini tjetër veç burrit e gruas, duke u rreshtuar kështu me komunitetet fetare e grupe të tjera shoqërore që nuk pranojnë cenimin e familjes tradicionale me prurje çmendurake të njerëzve pa din e iman.
Zyrtarisht, për këtë vizitë thuhet:
“Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, zhvilloi sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Gjatë takimit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, e uroi z. Balla për detyrën e re dhe e falenderoi për vizitën.
Biseda u fokusua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të vijimit të një komunikimi të ngushtë për çështje që shërbejnë në të mirë të komunitetit dhe të vendit.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor, ku u diskutuan tematika të ndryshme me interes të përbashkët, që lidhen me zhvillimin shoqëror dhe rolin e institucioneve në forcimin e vlerave të dialogut dhe mirëkuptimit”.
Megjithatë, tej këtyre rreshtave kortezialë, duket se Balla ka shkuar në KMSH për të dhënë lajmin e mirë të një shoqërie që njeh, jeton e zhvillohet, edhe ligjërisht, vetëm me dy sekset që ka krijuar Zoti, mashkull e femër, që do të thotë se njeh vetëm burrë e grua. /tesheshi.com/





















