Lajme
Pse mungoi Arsim Dalipi te mbledhja e fundit me Ali Ahmetin në Strugë?

Në mbledhjen e sotshme të BDI Strugë, ku ishte i pranishëm edhe vetë z. Ali Ahmeti për të treguar mbështetjen ndaj kandidatit të koalicionit Arsim Dalipi, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e vetë kandidatit.
Arsim Dalipi, kandidati i propozuar dhe i mbështetur nga Ziadin Sela përmes koalicionit AKI, nuk ishte i pranishëm në këtë takim të rëndësishëm.
Një mungesë që ka ngritur shumë pikëpyetje në opinionin politik të Strugës dhe më gjerë.
A është kjo shenja e parë e pakënaqësisë së strukturave të BDI-së ndaj kandidatit apo pas rezultatit zhgënjyes në raundin e parë të zgjedhjeve?
Burime nga mbledhja theksojnë se në mesin e anëtarëve kishte pakënaqësi të dukshme, ndërsa disa prej tyre shprehën hapur se BDI nuk duhet të jetë patericë politike e askujt.

















