Connect with us

Lajme

Protesta për çlirimtarët e Kosovës/ Spiropali: Në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo ku rreh zemra e shqiptarit: Liria ka emër!

Publikuar

më

Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” Tiranë.

Ajo renditi arsyet pse gjyqi ndaj çlirimtarëve të Kosovës është i pabazuar në fakte dhe i padrejtë.

“Zemrat Kuqezi kundër Padrejtësisë!

Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit.
Alkimia djallëzore e shndërrimit të heronjve të djeshëm të moralit dhe aleatëve euroatlantikë, në vrasës, e kthimit përmbys me truke e trike juridike e të vërtetave historike, shpërblimi i agresorit të djeshëm me rivrasjen e viktimës është më shumë se kriminale. Ajo duhet të marrë fund ashtu siç nisi, menjëherë dhe pa kushte.
Në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo ku rreh zemra e shqiptarit, ne jemi bashkë në një thirrje e një besim: Liria ka emër!
Liria ka emrin e çlirimtarëve të djeshëm dhe luftëtarëve të sotëm, që ndeshen për shumë më shumë se lirinë personale.
Po ndeshen për të vërtetën, kujtesën historike dhe të drejtën e një populli që nuk ka marrë shpagim e as nuk kërkon hakmarrje, por do, lutet e kërkon të marrë e do të marrë, vetëm drejtësi.
Në 17 tetor zemra e shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo ku i ka çuar fati e kudo po ndërtojnë fatin e tyre, do të rrahë në sheshin Skënderbej.
Nën hijen e Heroit Kombëtar, ne do të protestojmë kundër padrejtësisë që prek të gjithë shqiptarët, çojmë zërin tonë në Hagë duke kërkuar kthimin në liri të çlirimtarëve.
Ajo që lindi si gjykatë speciale e parimeve të së drejtës nuk mund të jetë pafundësisht sinonim i padrejtësisë e turp i drejtësisë ndërkombëtare, që kërkon të përmbysë historinë, të relativizojë të vërtetën, të përdhosë sakrificën përmes padrejtësive proceduriale, paraburgimit të zgjatur pa gjyq.
E mbi të gjitha kur sot, ka vetëm një grusht akuzash të pabaza, të pafaktuara, pjellë e një raporti të diskretituar tanimë si prodhim fantazie nga hetimet serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë dhe i pandashëm në përkrahje të Republikës së Kosovës, por edhe në denoncimin e kësaj padrejtësie, deri në kthimin në shtëpi të luftëtarëve.
Të premten në 17 tetor, në sheshin “Skënderbej”.
Shqiptarët bashkë për Lirinë! Për Drejtësinë! Për Kosovën!”, shprehet ministrja Spiropali.

Advertisement
Shqipëri5 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme1 hour ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK